“U kërkua arrestimi i “Lubisë” para 20 ditësh”, Berisha: Rama po shkel ligjin në mbrojtje të Ballukut që shkaktoi 1.2 mld euro dëm
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po shkel rëndë kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e Parlamentit për të mbrojtur Belinda Ballukun.
“Sot jam para jush për të denoncuar shkelje të rënda të kushtetutës, ligjeve të vendit dhe rregullores së Parlamentit nga Edi Rama, në mbrojtje të vetes në aparencë të Belinda Ballukut,” tha Berisha.
Ai theksoi se sipas rregullores, raporti i Këshillit të Mandateve duhet të paraqitet në Parlament brenda dy javësh, ndërsa deri tani kanë kaluar 20 ditë nga dorëzimi i kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut për vepra të rënda penale.
Ai kërkoi reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe përshkroi vonesën si një pengesë të qartë për drejtësinë dhe transparencën ndaj qytetarëve.
Farksion.com

