Trump paralajmëron zëvendësen e Maduros: Do ta pësosh më keq se ai nëse nuk përmbush kërkesat e SHBA-ve
Pas sulmeve të SHBA-së në Karakas gjatë fundjavës, të cilat çuan në kapjen e Nicolas Maduros, zv/presidentja e Venezuelës kishte mbajtur një ton sfidues.
Por në një kthesë të dukshme, Delcy Rodriguez, e cila tani është emëruar si udhëheqëse e përkohshme e vendit, ka thënë se po kërkon “marrëdhënie respekti” me Uashingtonin.
Në Instagram, ajo shkroi: “Ne e ftojmë qeverinë amerikane të bashkëpunojë me ne në një axhendë bashkëpunimi të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit.”

