“Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit”, Berisha: Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar
Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e parë të opozitës për vitin 2026 para Kryeministrisë, e cilësoi 2026 të ngjashëm në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës.
“Sot diktaturat më të përhapura janë narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale.
Lavdi Zotit, ushtria amerikane, qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori, arrestuan dhe nxorën sot para gjyqit Ramaduron e Venezuelës, apo Maduron e Venezuelës.
Mediat e majta, të kontrolluara nga qeveria në Sghqipëri, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se u shkel sovraniteti, se kjo shkeli ligjin ndërkombëtar”, tha Berisha.
Sali Berisha: Miq, dhunuesit më të mëdhenj të sovranitetit të kombeve, dhunuesit më të mëdhenj të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar janë diktatorët dhe diktaturat.
Nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale.
Narko-diktatori apo diktatori që shndërron zgjedhjet në farsë shkelmon dhe asgjëson sovranitetin e kombit të tij.
Ai nuk meriton një ditë të qëndrojë në pushtet.
Fraksion.com

