“Rama e pranon që është fajtor, justifikohet se Shqipëria s’ka naftë si Venezuela”, Berisha: Ai ka fatin e Maduros! Do vijnë forcat Delta apo…
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi pas daljes nga ambientet e SPAK se kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e Nicola Maduros.
Duke e cilësuar kryeministrin si “Ramaduro”, Berisha u shpreh se Rama vetë ka pranuar se është fajtor, por sipas tij është justifikuar me faktin se Shqipëria nuk ka burime nafte si Venezuela dhe kartelet e saj janë më të vogla se ato të vendit latin.
Berisha theksoi se fati i Ramës do jetë i njëjtë si i Maduros, duke shtuar se do të jetë populli shqiptar që do ia japë atë dhe jo forcat Delta të SHBA-ve.
Fraksion.com

