Liderja e opozitës venezueliane, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe falënderon Trump pas arrestimit të Maduros
María Corina Machado, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ka falënderuar presidentin amerikan dhe administratën e tij për “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë në mbrojtjen e ligjit”.
Ajo shkruan në X se Venezuela do të jetë aleati kryesor i SHBA-ve në çështje të sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Machado shtoi se “liria e Venezuelës është afër dhe se së shpejti do të festojnë në vendin e tyre”. Këto komente vijnë pas ndërhyjes të SHBA-ve në Venezuelë në 3 janar, të cilat, liderja e opozitës në Karakas, i quajti si “momentin kur erdhi ora e lirisë”.
Megjithatë, më herët presidenti Trump kishte shprehur skepticizëm për aftësinë e Machados për të udhëhequr vendin, duke thënë se ajo nuk ka mbështetjen dhe respektin e nevojshëm nga populli.
Fraksion.com

