AktualitetTë fundit

Grabit taksistin që e çoi nga Tirana në Fushë-Krujë, më pas nën kërcënimin e armës vjedh edhe dy karburante

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një karburanti.

Sipas burimeve policore dyshohet se autori, një i riu ka kryer të paktën 3 vjedhje përgjatë pak orëve.

Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë në qendër, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me armë zjarri ai ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët, madje taksistit i ka marrë edhe paratë dhe celularin.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com