Gjyqi për Nicolas Maduron, presidenti venezuelian transportohet me helikopter së bashku me gruan e tij drejt gjykatës
Një eskortë me presidentin Nicolas Maduro u largua nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur për dy ditët e fundit për akuza për trafikim droge dhe armësh.
Sipas New York Times, të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë venezuelase, humbën jetën në këtë sulm.
Sipas aktakuzës ndaj Maduros, ai drejtonte një “qeveri të korruptuar dhe të paligjshme që, për dekada me radhë, ka shfrytëzuar pushtetin shtetëror për të mbrojtur dhe nxitur veprimtari të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës”.
Arrestimet erdhën pas muajsh presioni nga SHBA-ja ndaj Maduros, që përfshinte edhe sulme ndaj të ashtuquajturave “anije narkotrafiku”. Këto goditje detare shkaktuan të paktën 110 viktima dhe disa ekspertë të së drejtës kanë vënë në pikëpyetje nëse ato përbëjnë krime lufte.





Fraksion.com

