AktualitetPolitikëTë fundit

“Baxhanaku i Ramës, vjedhje me ndihmën e Lindës kunatë dhe Lindës së AKSHI-t”, Berisha: Për të shmangur pendesën e Karçanajt…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një lider që po përdor “83 mandatet e krimit” për të mbrojtur miliardat e supozuara të vjedhura nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se Rama ka bërë të qartë se vjedhjet e qindra milionave eurove, që sipas tij lidhen me figura të afërta të familjes dhe drejtues të AKSHI-t, nuk konsiderohen grabitje, por thjesht “përdorim parash”.

“Ai bëri të qartë para shqiptarëve se vjedhjet monstruoze të qindra miliona eurove nga Linda, baxhanaku i tij, me ndihmën e Lindës kunatë dhe Lindës drejtoreshë e AKSHI-t, nuk janë asgjë, por përdorim parash e jo grabitje e plaçkitje”, tha Berisha.

Sipas Berishës, kryeministri ka shprehur “konsideratën maksimale për mundësinë apo pasurimin e tij me qindra miliona euro të AKSHI-t”, duke parandaluar çdo mundësi që Mirlinda Karçanaj, e cila ka drejtuar AKSHI-n të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai përmendi emra si baxhanaku i kryeministrit, si dhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët sipas tij kanë përfituar nga këto operacione.

“Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Koha e narko-diktatorëve po perëndon,” përfundoi Berisha, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe llogaridhënie për çdo veprim të supozuar të qeverisë në këtë drejtim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com