AktualitetPolitikëTë fundit

A ka ndryshuar qëndrimi i PD ndaj SPAK? Berisha: Opozita mbështet çdo drejtues që vepron sipas ligjit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur lidhur me drejtuesin e ri të SPAK dhe qëndrimin e PD-së pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha u shpreh se qëndrimi i opozitës ndaj çdo punonjësi të prokurorisë speciale, gjykatës, policisë apo Byrosë Kombëtare të Hetimit do të varet vetëm nga raporti i tyre me ligjin.

“Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të prokurorisë speciale, gjykatës, policisë dhe BKH-së është qëndrimi që ata do të mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq,” deklaroi Berisha.

Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, Berisha theksoi se opozita do të mbështesë çdo drejtues apo punonjës të këtij institucioni që vepron në përputhje me ligjin.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com