Victoria Beckham bëri një veprim dhe Brooklyn bllokoi gjithë familjen në rrjetet sociale!
Brooklyn Beckham ka bllokuar gjithë familjen në rrjetet e tij sociale sepse e ëma, Victoria, “pëlqeu” një prej postimeve të tij.
Stilistja duket se përkrahu një postim të djalit të saj ku ai piqte një pulë, shkruan US Sun. Komentet në postimin e 26-vjeçarit u mbushën me thirrje ndaj tij për t’u pajtuar me familjen.

Më pas, brenda pak orësh, ai bllokoi nënën, të atin, David Beckham dhe vëllain, Cruz. Brooklyn nuk kurseu as Romeo e Harper Beckham.
Sipas një burimi për median, çifti është “zemërthyer nga ajo që po ndodh.”
“Kjo erdhi nga hiçi për ta dhe para Krishtlindjeve kur familjet supozohet të jenë bashkë, është shkatërrimtare. Gjithë çfarë duan është që gjërat të rregullohen, por çdo javë sikur përkeqësohen. S’është habi që Cruz dhe Romeo janë të nxehur që Brooklyn bëri një sulm kaq të hapur.”

Sipas burimit, Brooklyn do që problemet familjare “të zgjidhen nga afër dhe jo në rrjete sociale, ndonëse veprimet e tij kanë qenë e kundërta.”
Gjatë fundjavës, Cruz postoi një lajm në Instagram ku thuhej se prindërit e tij nuk e ndiqnin më Brooklyn.
“E pavërtetë. Mami dhe babi im nuk do ta bënin kurrë këtë ndaj djalit të tyre”, shkroi ai. “Le t’i themi gjërat siç janë. Ata u zgjuan të bllokuar…ashtu si dhe unë.”
Fraksion.com

