“Faleminderit që nuk iu dorëzuat urrejtjes ndaj narko-qeverisë”, Berisha për protestën e djeshme: Qytetarët i dhanë mesazh Ramës dhe inaguruan misionin e ri të opozitës
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme përballë Kryeministrisë.
Dua t’i falenderoj që u përmbajtën ndaj zemërimit dhe urrejtjes ndaj narko qeverisë. Kjo është një betejë në vijim. Është një organizim me një rëndësi të jashtëzakonshëm dhe me një mesazh për Ramën dhe qeverinë e tij. Ky mesazh përmblidhet në një fjalë të vetme: Largohuni!
Fraksion.com

