Nga sheshi në komisariat! Çfarë ndodhi me Adriatik Lapajn
Nga ambientet e një komisiariati në kryeqytet, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj njofton se është proceduar penalisht nga Policia për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Megjithatë, thekson se “qëndresa do vijojë, ashtu si çdo ditë në orën 18:00 te Kryeministria”.
Me kundërshti të forta ndaj Partisë Socialiste dhe kreut të saj, Lapaj thotë se duhet krijuar një qeveri tranzitore 1-vjeçare me intelektualët më të mirë për të përgatitur vendin për zgjedhje.
Fraksion.com

