AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha-demokratëve në Kurbin: Ngrihuni ta rrëzojmë këtë regjim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar këtë të shtunë për të takuar demokratët në Kurbin.

Turi i foltores nisi në orën 18:00, ndërsa Berisha vijoi me akuzat në drejtim të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Dhe ju garantoj, këtu do jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhura, diamante…“,shtoi më tej.

U bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për ta rrëzuar qeverinë aktuale, së cilës i ka vënë emrin “regjim”.

“Është koha e guximit tonë, ta përmbysim këtë diktaturë”, ishte thirrja e tij.

“Ne kemi përmbysur një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë”, përfundoi kreu i partisë më të madhe opozitare në vend.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com