AktualitetPolitikëTë fundit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve

Prej orës 10:30 vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku, në mënyrë që t’i hapet rruga arrestimit të saj.

Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ku të papranishëm janë anëtarët e Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorët e kësaj çështjeje Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Anëtarët demokratë të Këshillit kanë kërkuar që kjo mbledhje të bëhet me dyer të hapura, por kërkesa nuk është pranuar.

Pas mbylljes së këtij debati dhe leximit të relacionit nga kryetari Niko Peleshi, prokurorët kanë nisur me leximin e dosjes dhe arsyetimin se përse kërkojnë që t’i hiqet imuniteti Ballukut, e cila mban detyrën e zv. kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com