Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet sot nga SPAK
Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pritet që sot në orën 10 të paraqitet në SPAK dhe të japë dëshminë e tij, për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, ku para godinës së kryeministrisë u qëlluan për vdekje 4 protestues, që morën pjesë në demonstratën e opozitës së kohës.
Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Fraksion.com

