Kuvendi: Materialet për Ballukun “sekret hetimor”, ndodhen në kasafortë
Kuvendi i Shqipërisë ka dalë sot, 17 dhjetor, me një reagim zyrtar sa i takon materialeve për zv.kryeministren Belinda Balluku, duke njoftuar se aktet procedurale përkatëse u janë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Përpos tyre, edhe kërkesa dhe urdhri i prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin që këto dokumente të mos bëhen publike.
Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. Gjejmë rastin të ritheksojmë edhe një herë, për të gjithë deputetët që janë vënë në dijeni, detyrimin për zbatimin e rreptë të ruajtjes së sekretit hetimor, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes. Të gjitha veprimet e deritanishme të Kuvendit janë të bazuara dhe në zbatim të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe urdhrit të prokurorit”, thuhet në reagimin zyrtar.
SPAK argumenton se Balluku është e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë. Përveç kësaj, shton, se ajo është nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi.
Fraksion.com

