AktualitetTë fundit

Vijon procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, të pranishëm edhe ndërkombëtarë

Kshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.

Të katër kandidatët, të cilët aspirojnë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme po shpalosin përpara anëtarëve të KLP-së platformat e tyre. Shpalosja e platformave po bëhet sipas rendit alfabetik.

Mbledhja po organizohet në praninë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike, mes tyre e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy Van Horn, dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së kandidatit apo kandidates etj.

Drejtuesit aktual të SPAK, Altin Dumanit i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com