Në garë për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi: Koha për të goditur kriminalitetin me hetime penale dhe pasurore! Korrupsioni i zyrtarëve të lartë…
I pari që ka nisur intervistimin është prokurori i SPAK Adnan Xholi i cili bëri një përmblehdje të kualifikimeve të tij dhe eksperiencave profesionale që e kuaklifikojnë sipas tij për postin e rëndësishëm.
SPAK ndodhet në një periudhë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionin lidhet drejtëpërdrejtë me luftën pa kompromis të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Vlerësoj të gjithë kandidatët dhe pavarësisht rezultatit të sotëm, do t’i mbështes në punën e tyre. Punën e kemi me njëri tjetrin dhe ata janë familja ime në systemin e drejtësisë. Më shumë kaloj kohë me ta se sa me familjen biologjike.
Ka ardhur koha për hetime cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin me hetime penale dhe pasurore”, u shpreh ai.
PROFIL
Adnan Xholi lindi në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.
Ka pasur këto detyra:
01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.
01.01.2000 – 31.12.2000/ Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
01.01.2001-05.01.2004/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Janar 2004- Maj 2013/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Gusht 2012- Dhjetor 2012/ Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Qershor 2013-2017/ Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
04.03.2015 – 28.09.2015/ Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.
2017 – 23.07.2021/ Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.
23.07.2021 – aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Fraksion.com

