Lirohet nga burgu ish ministri, Lefter Koka
Afera me inceneratorin e Fierit, kaloi afati i paraburgimit, GJKKO liron ish-ministrin Lefter Koka!
Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit, pasi qëndroi në burg për 4 vite.
Sa i takon dënimit për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.
Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
Fraksion.com

