AktualitetTë fundit

“Audi” përplaset me autobusin dhe përfundon në kanal në aksin Fier- Levan

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com