AktualitetPolitikëTë fundit

“Ai person bën tradhti”, debati për Avokatin e Popullit, Lapaj për Endri Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

“Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që ka qenë personazh i përdorur nga Edi Rama, ne nuk e njohim”.

Kështu u shpreh në Off the Record kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, duke iu referuar kandidaturës së Endri Shabanit, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit.

Pa ia përmendur asnjëherë emrin, Lapaj tha se ai nuk plotëson kriteret ligjore, teksa e akuzon për tradhti.

“Nuk njohim njerëz pa karakter, që nuk plotësojnë kriteret e ligjit. Avokati i Popullit zgjidhet personalitet që gëzon respekt në shoqëri dhe asnjë person që bën tradhti nuk gëzon respekt në shoqëri. Disa emra është mirë të mos i përmendësh se nuk e meritojnë”, tha Lapaj,

Sipas tij procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është kthyer në proces qesharak, ndërkohë që partia në pushtet mbështet atë që dikur paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë.

“Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nxori lakuriq regjisorin Edi Rama, i cili si i pangopur që është pasi nuk e pranoi dot refuzimin tonë për t’u bërë pjesë e qeverisjes së tij bëri çdo gjë që të merrte edhe atë mandat që na i kishin dhënë 64 mijë qytetarë përmes njerëzve pa karakter me të cilët mesa duket po bën pis edhe Avokatin e Popullit.

E kam fjalën për atë që e kupton çdo qytetar, që procesi i AP është kthyer në proces qesharak ku një parti pretendon që ka dhënë emrat në mëngjes dhe në drekë më dy mendje, në darkë bëhet pishman dhe i tërheq. Dhe partia në pushtet është dashururar me një kandidat që deri dje  paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com