AktualitetTë fundit

“A do ma zgjidhnit një hall personal?”, Xholi i përgjigjet pyetjes me spec të anëtares së KLP, tregon pikën e tij të dobët: Do ju jepja një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë!

Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK, teksa po prezanton platformën e tij në seancën dëgjimore në KLP, tregoi pikën e tij më të dobët profesionalisht.

Ai tha se nuk sektorin e kriptovalutave nuk ka shumë informacione.

“Pika ime e fortë, sikundër e thash, është se kriteret e përcaktuara, është që të kesh aftësi drejtuese dhe menaxhuese. Kam eksperiencë dhe në drejtim dhe në anën akademike. Disavanazhe? Mësoj çdo ditë, nuk jam i gjithëdituri. Nuk e kam informacionin, dijeninë time që të jem ekspert në fushën e kriptovalutave. Mundohem t’i marr gjerat më seriozisht gjërat dhe i marr kohë dhe familjes, i hyjë në hak. E vlerësoj punën e dy pararendësve, Krajës dhe Dumanit. Kraja u gjet në vështirësi stafi, ndërsa Dumani kishte staf të plotësuar dhe bashkëpunim me partnerët në kohë reale. Do kërkoj që të marr shembujt e tyre.”, tha Xholi. Sakaq, Arta Mandro, anëtare e KLP-së i bëri një pyetje pikante Xholit, se si do të sillej ai zgjidhej kreu i SPAK dhe ajo t’i kërkonte një nder në zyrën e tij.

“E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutën nuk keni asnjë pozicion. Do ju respektoj si femër, për një kafe, por do respektoja ligjin. Se në SPAK e bëjnë të mirë kafen, se kështu thonë.”, tha ai.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com