AktualitetPolitikëTë fundit

Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: PD e kishte kandidaten Adriana Kalaja dhe nuk kish nevojë për të tjerë

Avokati Genc Gjokataj ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit.

Gjokutaj thotë se kjo tërheqje e PD nuk erdhi vetëm si pasojë e manipulimeve të socialistëve, por edhe nga aktorë brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Është domosdoshmëri jetike për PD që pastrimin e shtëpisë të pa inicuar deri tani ta fillojë me ketë rast”-thotë Gjokutaj.

“Sot PD u tërhoq nga gara për Avokatin e Popullit pas makinacioneve të Mazhorancës në lidhje me këtë temë!

Ky veprim e meriton të vlerësohet! Por kjo tërheqje e PD nuk erdhi vetëm si pasojë e manipulimeve të socialistëve por edhe nga aktorë brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve. Është domosdoshmëri jetike për PD që pastrimin e shtëpisë të pa inicuar deri tani ta fillojë me ketë rast.

Duhen bërë publike domosdoshmërisht firmat e deputetëve të PD për secilin kandidat të propozuar në emër të saj e më pas të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë dhe pse demokratët vuajnë. PD e kishte kandidaten Adriana Kalaja dhe nuk kish nevojë për të tjerë. Sepse 6 kandidatë tregon se kemi të bëjmë me një pazar i tipit më i shkathti më i shpejti dhe punëmbaruar!

Edi Rama nuk rrëzohet tek Pazari i Ri por në vijën e frontit nga demokratët që e duan PD dhe Demokracinë!”-shkruan Genc Gjokutaj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com