SPAK godet grupin kriminal, 6 të arrestuar, mes tyre djali i ish-deputetit të PS
Goditet një grup kriminal i trafikut të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar gjashtë perona, ku mes të arrestuarve është dhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘trafikimi i lëndëve narkotike’. Ata janë si më poshtë
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 i Kodit Penal.
Sipas gazetares, Klodiana Lala baza e këtij grupi ishte në Nikël, ndërsa operacioni vijon ende, me kontrolle në bazat, banesat dhe ambientet e lidhura me personat e arrestuar, për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal dhe personave të lidhur me to.
Fraksion.com

