“Paralajmëroj Edin se…”, Berisha: Presion i jashtëzakonshëm mbi GJK. Populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.
Ai tha në një dalje për mediat se Rama është i zbuluar dhe se Balluku e ka kërcënuar se do e marrë me vete. Ndërkohë ai dënoi deklaratat e Ramës për gjyqësorin.
“Dënoj me forcën më të madhe presionin e jashtëzakonshëm, të padëgjuar ndonjëherë më parë, që po ushtrohet mbi Gjykatën Kushtetuese. Metodat joligjore që po përdoren për ta diktuar kësaj gjykate vendimin mbi çështjen e Edi Ramës, me të cilin po bllokon luftën kundër korrupsionit për të mbrojtur veten e tij dhe Belinda Ballukun nga vjedhja e 50 milionë eurove për Llogaranë, janë të papranueshme. Sulmet janë të papara. Kërcënimet dhe presioni, metodat më të rënda kriminale, po përdoren nga mëngjesi deri në darkë.

