AktualitetPolitikëTë fundit

zhvillohet protesta e opozitës, simpatizantë të PD mblidhen para kryeministrisë

Sic ishte lajmëruar, opozita po mban protestën e radhës e quajtur “Foltorja 2”.

Kjo protestë e 8 dhjetorit, përkon me lëvizjen studentore të organizuar 35 vjet më parë.

Kryetari i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në bulevardin para kryeministrisë bashkë me deputetë të tjerë të opozitës.

Të parët që kanë nisur fjalimet janë të rinjtë demokratë të cilët kanë denoncuar afera korruptive të qeverisë.

“Ajo zonja na thoshte do hani bar po ndoqët liderin tuaj. Kjo parti i bëri ballë regjimit të Enver Hoxhës, kjo është partia e njerëzve të lirë që kurrë nuk dorëzohet. Altin mercenari po të kishte dinjitet do e kishte marrë në pyetje”, u shpreh një qytetar në Foltoren e thirrur nga Berisha.
Gjatë fjalës së tij, gjithashtu u shpreh i revoltuar për gjendjen e vështirë dhe korrupsionin që ka përfshirë vendin.

“Ta harrojë çdokush se mund të fitojë përballë trafikantit. U mor Himara se donte Rama të vidhte tokë në Gjipe.

Dy ura i denoncoi Belind Këlliçi që mungojnë. Kemi vetëm krim të organizuar, kështu u mor bashkia Elbasan ndaj profesor Luçiano Boçi. Me vjedhje u mor Tirana se kurrë nuk fitonte Erion Veliaj përballë Belind Këlliçit, u shpreh ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com