Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zbulohet skema e konfliktit, Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve. Akuzohet se financoi vrasjen
Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla duke vendosur 35-vjeçarin Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve. El Ouejdi i njohur në qytet me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur Timit të Elbasanit dyshohet se ka organizuar dhe financuar atentatin ndaj Mëhallës.
Sipas Policisë së Shtetit konflikti ka nisur nga një marrëveshje tregtare e papërfunduar me vlerë 700 mijë euro. Rreth 10 ditë para vrasjes Mëhalla kishte ushtruar dhunë fizike ndaj El Ouejdit në karburantin Xhaxhi Oil. Për të shmangur detyrimin financiar El Ouejdi kishte ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë por me probleme pronësie gjë që rriti tensionin mes tyre. Më 10 ditë pas përplasjes fizike Mondi Mëhalla u qëllua me tre plumba dhe u vra profesionalisht ndërsa autorët dogjën makinën tip Audi pas krimit. Mëhalla i njohur në qytet si Hyka ishte mik i ngushtë i Kei Piut.
Fraksion.com

