Do të kryente vrasje në Berat, bashkë me 3 të tjerë, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari
Një 46-vjeçar është ekstraduar sot nga Spanja, pasi akuzohet se bashkë me 3 persona të tjerë tentuan që të vrisnin një person në Berat. Bëhet fjalë për shtetasin Ermal Gora.
Personat që akuzoheshin se do të kryenin vrasje ishin edhe Hamit Berisha nga Kosova si dhe Arli Shehu.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Gora dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.
Atentati ishte planifikuar të kryhej në maj të vitit 2023, ku shtetasit Ali Shehu, Ermal Gora dhe kosovari Hamit Berisha duke përdorur 2 armë me silenciator, maska, doreza si dhe një motor të vjedhur do të kryenin eliminimin.
Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com

