AktualitetBota+Të fundit

Sulme ruse ndaj infrastrukturës civle në Ukrainë

Rusia vuri përsëri në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Sipas Kievit ka pasur sulme në tetë rajone të vendit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski akuzoi përsëri Moskën për sulme të qëllimshme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Ai shkroi në mediat sociale se pas sulmeve të natës me më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa pati të lënduar dhe shkatërrime. Zelenski deklaroi se objektivi kryesor ishte përsëri infrastruktura energjetike e vendit.

Slobozhanske 2025 | Ndërtesë e shkatërruar pas sulmit rus me raketa dhe dronë
Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse në rajonin e Odesës në jug të vendit, kanë mbetur pa ngrohje 9,500 vetë dhe pa ujë 34,000.Fotografi: Mykola Synelnykov/REUTERS

Njerëzit pa ngrohje dhe ujë

Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse në rajonin e Odesës në jug të vendit, kanë mbetur pa ngrohje 9,500 vetë dhe pa ujë 34,000, tha Ministrii i Rindërtimit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

Kryeministrja Yulia Svyrydenko paralajmëroi në njoftim në shërbimin X se  ndërprerje të energjisë elektrike priten në të gjithë vendin si rezultat i riparimeve. Rusia i ka intensifikuar javët e fundit sullmet e saj ndaj infrastrukturës së furnizimit me energji dhe transportit të Ukrainës.

Trena dhe depoja e dëmtuar nga një sulm rus në qytetin Fastiv
Nga një sulm rus në një kryqëzim hekurudhor në qytetin Fastiv, në jugperëndim të Kievit, u dëmtua një depo dhe disa vagona treni. Fotografi: Valentyn Ogirenko/REUTERS

Sulm edhe pranë Kievit

Nga një sulm rus në një kryqëzim hekurudhor në qytetin Fastiv, në jugperëndim të Kievit, u dëmtua një depo dhe disa vagona treni.  “Nga këndvështrimi ushtarak, ky sulm nuk kishte kuptim”, tha Zelenski. Në shënjestër të sulmeve ishin edhe bizneset dhe ndërtesat e banimit në rajonin e Kievit.

Moska raporton dëme pas sulmeve ukrainase me dronë

Ministria Mbrojtjes në Moskë tha se sulmet ndaj Ukrainës ishin si përgjigje ndaj sulmeve të dyshuara ukrainase kundër objektivave civile në Rusi.

Sipas Pavel Malkov, guvernatori i rajonit Ryazan, në rajonet Ryazan dhe Voronezh pati dëme, por jo të plagosur. Ai deklaroi gjithashtu se ishin rrëzuar 29 dronë ukrainas.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se kishte kryer një sulm ndaj rafinerisë ruse të naftës në Ryazan, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës. Rafineria i përket korporatës Rosneft dhe ishte goditur më parë nga një sulm me dronë ukrainas në fund të tetorit./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com