AktualitetTë fundit

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën këtë mbrëmje fëmijët në një ceremoni të veçantë, traditë e institucionit në vigjilje të festave të fundvitit.

Mes tingujve festivë dhe interpretimit të valleve nga Ansambli i Fëmijëve të Durrësit, fëmijët morën dhurata dhe shkëmbyen urime për një vit edhe më të mirë.

“Tashmë kaloi dhe një vit dhe ju jeni me më shumë dije, me më shumë arritje. Për dashurinë e pafundme dhe krenarinë që na dhuroni, ne, të rriturit, prindërit tuaj, duhet të punojmë më shumë për një botë ku e ardhmja juaj të jetë më e sigurt dhe me më shumë mundësi për ju” u shpreh zonja Begaj në përshëndetjen e saj.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com