Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, lihen në burg dy të akuzuarit
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine, pas një seance të zhvilluar në rrethana të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit. Seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të organizimit dhe ekzekutimit të vrasjes së Mëhallës vijojnë me intensitet, ndërsa priten zhvillime të tjera në dosjen që ka tronditur opinionin publik të Elbasanit.
Fraksion.com

