AktualitetBota+Life StyleSportTë fundit

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sportdashësit i kanë sytë e kthyera nga Washingtoni, atje ku po hidhet shorti për Kupën e Botës 2026 të FIFA-s. E teksa të gjithë nën ethet e shorteut fokusohen tek goglat dhe kupa, Heidi Klum duket se ekziston në një univers tjetër paralel, në një univers ku koha ndalon dhe mosha nuk njeh plakjen.

52-vjeçarja, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj, u shfaq me fustan vezullues në ngjyrë gold, që i vinte në pah linjat. Flokët e gjatë bjonde i kishte stiluar drejt, duke e kthyer në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Ndërsa Heidi dominonte në skenë, në anën tjetër të botës së showbiz-it një tjetër emër i madh tërhoqi jo pak vëmendje: Kevin Hart. Komediani me famë botërore, i njohur për stand-up-et e tij ikonike dhe filmat e suksesshëm në Hollyëood, ka vendosur t’i hyjë një fushe krejt ndryshe, botës së futbollit.

46-vjeçari, i cili prej vitesh ka shtrirë aktivitetin në disa industri, duket se po eksploron edhe një dimension të ri të karrierës së tij, duke e surprizuar publikun me këtë lëvizje të papritur.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com