AktualitetPolitikëTë fundit

“Të gjejmë një ujdi së bashku”, Berisha takim me aleatët e Federatës së opozitës, Bylykbashi: Hapim ‘siparin’ për një diskutim më të plotë

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon këtë të premte një takim me aleatët e Federatës së opozitës.

Në nisje të fjalës së tij Oerd Bylykbashi tha se tematikat janë të gjera si në reformën zgjedhore, por edhe në atë territoriale.

“Partia Socialiste është parti shtet. Dhe kemi parë që zjgedhjet nuk kanë qenë të lira dhe po ashtu edhe reforma territoriale ka problemet e saj. Ndaj duhet një diskutim i hapur”, tha Bylykbashi

“Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin”, tha Berisha.

Por, asnjë prej aleatëve kryesorë nuk i është bashkuar takimit. Fatmir Mediu ndodhet jashtë Shqipërie dhe ka dërguar në takim këshilltarin bashkiak, ndërsa Tedi Blushi ka dërguar deputeten Burnilda Hoxha, ndërsa mungon edhe Agron Duka.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com