AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali në Vjenë: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po merr pjesë sot në takimin e grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillon punimet në Vjenë.

Me ftesë të ministres së Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe kryediplomates europiane Kaja Kallas, Spiropali po merr pjesë në këtë takim ku po diskutohet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian si investim për të ardhmen europiane. Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

“Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, shtimin e sigurisë europiane, të ardhmen e të rinjve tanë”, u shpreh Spiropali.

Në këtë drejtim, Spiropali shprehu bindjen se “kjo është koha e Shqipërisë, dhe ne jemi gati të ecim më shpejt”.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ndodhet në Vjenë ku mori pjesë në Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së që u mbajt në Pallatin Hofburg.

Në adresimin e saj, Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com