AktualitetTë fundit

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2-3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit.

“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë”, tha Dumani.

Në kuadër të këtij takimi, Dumani zhvilloi takime dypalëshe me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit.

Gjithashtu, SPAK nënshkroi pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve dhe takimeve dypalëshe është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Këto aktivitete u zhvilluan brenda kuadrit të një eventi më të gjerë treditor, më i madhi i organizuar ndonjëherë nga EUROJUST, me partnerët e vendeve të treta, ku morën pjesë, veç vendeve të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine edhe ato të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Fokus i këtij eventi ishte forcimi i bashkëpunimit operacional mes këtyre rajoneve dhe Bashkimit Europian.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com