“Rama e ka thënë vetë, ‘vetëm kjo më kryen punë’”, Berisha: Kryeministri po ushtron terror mbi gjykatën
Kreu i PD Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po ushtron terron ndaj gjykatës për çështjen e Belinda Ballukut.
Berisha nënvizoi se kushdo që kryen veprime të paligjshme vjedh paratë e qytetarëve, pezullohet dhe arrestohet, qoftë ky një ministër, kryeministër apo president. Duke i cilësuar deklaratat e Ramës si mashtrime, pasi ka qëllim vetëm të shpëtojë veten.
“E ka marrë zëvendëskryeministrin e ka çuar në Ankara, ka bërë pazare 50 milion euro si fillim. Por hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Qoftë ministër, kryeministër, qoftë President. Dhe ky do të na mbushë mendjen ne se cënohet Kushtetuta. Po të mos ishte zonjë do ta thoja që ka qenë “këmisha” e Edi Ramës. Ai e ka thënë vetë, vetëm kjo më kryen punë dhe tani ushtron terror ndaj gjykatës. I garantoj qytetarët se ne do punojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR. “, tha ai.

