AktualitetPolitikëTë fundit

Më shumë se një vit në burg – Ish-presidenti Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca paraprake në GJKKO

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili po bën më shumë se një vit në burg, kërkon lirinë.

Këtë të premte do të zhvillohet seanca e radhë për ish-presidentin . Pritet që të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim, apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Seanca e kaluar u zhvillua më 27 nëntor, ku ish-presidenti Meta ishte i pranishëm, por u shty për shkak se avokati kërkoi kohë për t’u njohur me një pjesë të akteve.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie ndërsa Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, akuzohet për pastrim parash.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com