“De facto droga është vendimmarrësi kryesor i vendit”, Berisha tregon si u kërcënuan qytetarët: Natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person dhe …
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion. Në takimin e zhvilluar me aleatë të Federatës së opozitës së Bashkuar, Berisha tha se Shqipëria është një njollë e zezë në hartë e Europës.
“Sot Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Pas raportit të fundit të OSBE/ODHR, tregon që është një regjim që shtyp pluralizmin. Në dallim nga autokracitë tjera elektorale, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Rama Durës së Venezulesës”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek kriminaliteti në vend, duke thënë se Kartelat shqiptare përcaktojnë edhe rezultate elektorale në Amerikën Latine.

