“Çmimi i Paqes FIFA”, Infantino ia dorëzon Presidentit Donald Trump
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është vlerësuar me Çmimin e Paqes të FIFA-s për herë të parë.
Trump merr një medalje me një trofe të madh pranë tij, të cilat iu dorëzuan nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë personi i parë që ka pranuar çmimin e ri të paqes të ndarë nga FIFA gjatë tërheqjes së shortit për Kupën e Botës 2026.
Në prezantimin e çmimit për paqe, FIFA tha se Trump ka sjellë paqe në shumë vende të botës, ka arritur armëpushime dhe ka shtyrë përpara procese diplomatike. Udhëheqësi amerikan u tha se ka ndalur tetë luftëra, përfshirë një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.
Gianni Infantino, kreu i organizatës botërore të futbollit, ia ndau çmimin Trumpit gjatë një ceremonie në Qendrën Kennedy në Uashington.
“Është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë. Për shembull Kongoja, më shumë 10 milionë vdiqën, ata po shkonin drejt 10 milionëve të tjerë shumë shpejt. Gjithashtu me Indinë dhe Pakistanin, ne gjithashtu ndaluam luftërat, në disa raste i ndalëm pak para se të fillonin. Bota është një vend më i sigurt tani. SHBA-ja një vit më parë nuk ishte në situatë aq të mirë”, u shpreh Trump pasi mori çmimin.
Infantino tha e Trumpi e fitoi këtë çmim për shkak të “veprimeve të jashtëzakonshme” për të promovuar paqen dhe unitetin në mbarë botën.
FIFA njoftoi në nëntor se do të ndante këtë çmim vjetor për të vlerësuar njerëzit që sjellin “shpresë për brezat e rinj”.
Presidenti amerikan disa herë ka thënë se e meriton që të fitojë Çmimin Nobel për paqe për shkak të rolit të tij në ndaljen e tetë konflikteve gjatë këtij viti, përfshirë edhe për arritjen e armëpushimit në Gazë.
Megjithatë, Nobeli për Paqe këtë vit e fitoi udhëheqësja opozitare e Venezuelës, Marina Corina Machado.
Udhëheqësi amerikan e ka vendosur në epiqendër të mandatin të dytë presidencial organizimin e Kupës së Botës.
Kupa e Botës do të mbahet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do të hidhet shorti final i Botërorit 2026.
Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra, nga të cilat 42 kanë prerë tashmë biletën, ndërsa 6 të tjera mes të cilave edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të luajnë në fazën e play off-it. Gjithsesi këto 6 skuadra që nuk janë të përcaktuara do të përfshihen në short.
Kjo metodë ka për qëllim një ndarje më të ekuilibruar dhe të sigurohet që skuadrat më të forta të mos përballen mes tyre përpara një finaleje të mundshme nëse ato fitojnë grupet e tyre respektive. Për skuadrat e vazove 2, 3 dhe 4, pozicionet e tyre në grupe do të vendoset nga një skemë të përcaktuar si në bazë të vazos nga ku dalin si në bazë të grupit ku do të vendosen.
Në se Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të kualifikohen do jenë në vazon e katërt bashkë me Jordaninë, Kepin e Gjelbër, Kurasaon, Ganën, Haitin dhe Zelandën e Re. Kështu në vazon e katërt janë edhe fituesja e playoffit A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja), fituesja e playoffit B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA). Fituesja e playoffit C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA), fituesja e playoffit D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda), fituesja e playoffit ndërkombëtar 1 (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos) dhe fituesja e playoffit ndërkombëtar 2 (Bolivia/Surinami/Iraku).
Ceremonia Live:
18:30 – Infantino i jep “Çmimin e Paqes FIFA” Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
18:20 – Robie Williams dhe Nicole Scherzinger performojnë në skenë.
18:10 – Infantino ngjitet në skenë dhe merr fjalën e tij.
18:00 – Ceremonia fillon me një performancë të Andrea Bocellit.
VAZOT
Vazo 1
SHBA
Meksikë
Kanda
Spanjë
Argjentinë
Francë
Angli
Brazil
Portugali
Holandë
Belgjikë
Gjermani
Vazo 2
Kroaci
Marok
Kolumbi
Uruguai
Zvicër
Japoni
Senegal
Iran
Kore e Jugut
Ekuador
Austri
Australi
Vazo 3
Norvegji
Panama
Egjipt
Algjeri
Skoci
Paraguai
Tunizi
Bregu i Fildishtë
Uzbekistan
Katar
Arabi Saudite
Afrikë e Jugut
Vazo 4
Jordani
Kepi i Gjelbër
Gana
Kurasao
Haiti
Zelandë e Re
Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)
Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Fraksion.com

