AktualitetTë fundit

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin 81 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 81-vjeçari.

Drejtuesja e automjetit është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com