AktualitetTë fundit

U rrëzua në trotuar si pasojë e erës së fortë, ndërron jetë 50-vjeçarja në Vlorë

Një grua rreth 50-vjeçe humbi jetën sot në Vlorë, pasi dyshohet se u rrëzua në trotuar si pasojë e erës së fortë.

Përmes një informacioni paraprak policia e Vlorës njoftoi se “sot rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë”.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com