AktualitetPolitikëSportTë fundit

Nallbati shpërthen ndaj Peleshit: Para pasqyrës Niko nuk pashë ndonjë bukurosh, por edhe një hajdut, batakçi e mashtrues si ti nuk e pashë

Bledion Nallbani është treguar i ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit. “Meqënëse kryetari i Kuvendit më dha një Këshillë që të dal para pasqyrës, dola Niko, nuk pashë ndonjë djalë të bukur. Por një hajdut ,një batakçi e mashtrues si ti nuk e pashë”, u shpreh Nallbati.

Nallbati po ashtu theksoi se në Kuvend është e rëndësishme të flitet për hallet e qytetarëve, pasi për atë janë votuar.

“Nuk shkon kjo punë jemi në parlament jo në parashkollor. Një koleg i mazhorancës mori fjalën dhe na tha është turp që deputetë të flasin për cështje të rendit të ditës. Unë ju them që nuk është turp të flasë për hallet e qytetarëve, por është turp të ngresh kartonin për të vjedhur paratë e qytetarëve. Jemi votuar që të ngremë shqetësime e qytetarëve. Dhe një gjë të fundit meqënëse kryetari i Kuvendit më dha një Këshillë që të dal para pasqyrës, dola Niko, nuk pashë ndonjë djalë të bukur. Por një hajdut ,një batakçi e mashtrues si ti nuk e pashë”, tha ai.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com