AktualitetPolitikëTë fundit

“Çdo shqiptar e ka parë që del dhe flet me vete 3 herë në ditë”, Bardhi: Rama e ktheu Kryeministrinë në zyrë avokatie ndaj një të pandehure

I ashpër ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në foltoren e Kuvendit sa i takon çështjes ‘Balluku’.

Që në nisje të fjalës së tij Bardhi kërkoi prezencën e Ramës në Kuvend që ky i fundit të japë llogari për skandalin ku është përfshirë numri dy i qeverisë. Ai tha se Rama duhet të ishte marrë i pandehur bashkë me Ballukun, pasi autori sipas tij i vjedhjeve për tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe është kryeministri.

“Çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe flet me vete 3 herë në ditë për këtë çështje, del dhe mbron të pandehurën ministre të paktën 3 herë në ditë me videoselfie apo postime në tëitter si një mjet presioni ndaj Kushtetueses. Një njeri që flet nga mëngjesi në darkë për këtë çështje, i fshihet deputetëve dhe llogaridhënies. Në këtë rast fshihet pas një shkresë tuajën që thoni s’mund të shqyrtoni shkresën e Gjykatës Kushtetuese. Ne duam të dimë cili është motivi që ka në kabinet numrin 2 të pandehur nga SPAK, pse është bërë kryeministri i parë në historinë e botës që ndërhyn në një çështje në hetim, ka kërkuar ne emër të Këshillit shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pjesën që ka disponuar vendosjen e pezullimit të detyrës. Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin në zyrë avokatie ndaj një të pandehure. Pse do duhet kryeministri të bëhet palë në një çështje ku nuk është palë. Ai duhej të ishte këtu për të dhënë të pavërtetat e tij. Ai vetë e pranon përmes kërkesës në Kushtetuese që është bashkëfajtor me ballukun, duhej të ishte marrë bashkë i pandehur. Kërkesën e ka bërë për veten e vet, sepse urdhëruesi i aferës së tenderit të Llogarasë është Rama. Ka paditur një vendim individual për të zhbërë një masë individuale sigurimi. Pse ka ndërhyrë në një çështje të drejtësisë, pse nuk e shkarkon Ballukun? Kuvendi mund të këtë vullnet, por kërkohet procedura përkatëse dhe propozimi i kryeministrit. Të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme për të mbajtur të pandehur një zv.kryeministre”, tha Bardhi.

Kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën u rrëzua me 74 vota kundër dhe 17 pro.

“Edi Rama sot ka vendosur ti fshihet Kuvendit. Ka një keqkuptim në përgjigje që i keni kthyer grupit parlamentar. Ajo që kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin është ndërhyrja  e kryeministrit në një çështje në hetim. Mbajtja në detyre e një ministri të marrë të pandehur dhe nën hetimi dhe ngritja e pretendimeve në kërkesën që ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese në emër të Kuvendit pa e konsultuar Kuvendin e Shqipërisë. Ju folët që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese , por çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe mbron të pandehurën ministre me video-selfie si një mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese. Pra i fshihet deputetëve të Kuvendit dhe llogaridhënies në Kuvend. Kemi kërkuar që kryeministri të vijë të japë llogari se cili është motivi, dhe pse është bërë kryeministri i parë që ndërhyn në një çështje konkrete dhe ka kërkuar në emër të Këshillit të Ministrave shfuqizimin e vendimit të gjykatë kundër korrupsionit për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese ndaj të pandehurës Balluku. Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin e Kryeministrit në avokatin ndaj një të pandehure. Ai  e pranon përmes kërkesë që ka çuar që është bashkëfajtor me Ballukun dhe do të duhet të ishte marr bashkë i pandehur me Ballukun. Urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com