Bota “SHBA-ja mund ta tradhtojë Ukrainën”/ Publikohet transkripti ‘bombë’ i Macron
Në bisedë, e cila u zhvillua të hënën dhe përfshin Macronin, kancelarin gjerman Friedrich Merz, sekretarin e NATO-s Mark Rutte, presidentin finlandez Alexander Stubb, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe të tjerë, u diskutua mbi negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja me Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se ekziston mundësia që SHBA-ja të tradhtojë Ukrainën, lidhur me çështjen e territoreve. Kjo, sipas një transkripti të rrjedhur nga një telefonatë mes liderëve evropianë për mbrojtjen e Kievit, raporton revista gjermane “Der Spiegel”.
Në bisedë, e cila u zhvillua të hënën dhe përfshin Macronin, kancelarin gjerman Friedrich Merz, sekretarin e NATO-s Mark Rutte, presidentin finlandez Alexander Stubb, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe të tjerë, u diskutua mbi negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja me Ukrainën dhe Rusinë.
Macron, sipas Spiegel, tha se ekziston mundësia që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën. “Ekziston mundësia që SHBA-ja të tradhtojë Ukrainën në çështjen e territoreve, pa pasur garanci të qarta për sigurinë”, ka thënë ai. Macronka shtuar se kjo paraqiste “rrezik të madh” për Zelenskyyn. Zyrtarët e Élysée-së mohuan se Macron ka përdorur fjalën “tradhti”.
Merz tha se Zelenskyy duhet të jetë “jashtëzakonisht i kujdesshëm ditët e ardhshme” dhe u shpreh se “po luajnë lojëra, si me ju ashtu edhe me ne,” duke iu referuar dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime pesë-orëshe me Putinin.
Biseda erdhi pas një plani paqeje 28-pikësh të shpërndarë nga administrata Trump, i kritikuar për favorizim të Rusisë. Negociatat e mëpasme në Gjenevë prodhuan një plan të përditësuar 19-pikësh, të cilin Rusia ende nuk e ka pranuar, duke vazhduar të kërkojë që Ukraina të japë pjesë të mëdha të territorit të saj lindor, të kufizojë ushtrinë dhe të mbajë zgjedhje të reja.
Fraksion.com

