“Bëj gargar, laj gojën me ujë Vlore”, Balla përplaset me Shehajn: Po u pendua Basha, do tregojë sa para i ke dhënë
“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat Kur të përmendësh emrin tim laj gojë. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin”, tha ai.
Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorit. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.
Fraksion.com

