AktualitetTë fundit

Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij.

Mësohet se Ervis Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Po ashtu ai pretendon për kthim të sendeve, fshirje korrespodence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari.

Ndërkohë, Valter Vegaj dhe kompanitë Dam shpk dhe Net shpk kërkuan plotësim hetimesh.

Të pandehurit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ish-kreu i ARRSH u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com