AktualitetTë fundit

Video: Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, pamjet e autorëve teksa dalin nga parkimi

Janë publikuar pamjet kur autorët dalin nga parkimi me automjetin me të cilët autorët kryen vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Ndërkohë këtë të mërkurë u arrestua dhe një person i tretë i përfshirë në vrasje, Nevzat Spaho, 29-vjeç. Policia pritet të specifikojë rolin e secilit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com