Ukraina do të dërgojë zyrtarë në SHBA ndërsa takimi i NATO-s po zhvillohet në Bruksel
Presidenti rus Vladimir Putin u takua me të dërguarin e Presidentit Trump Steve Witkoff në Moskë të martën, por takimi përfundoi pa ndonjë përparim. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se “nuk do të ishte korrekte” të thuhej se presidenti rus hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se po dërgon zyrtarët e tij për t’u takuar me ekipin e Presidentit Trump në SHBA.
Dy të dërguarit ukrainas do të informojnë gjithashtu delegacionet në samitin e NATO-s në Bruksel sot, ku ministrat e jashtëm po takohen për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, BE-ja thotë se do të ndalojë importimin e gazit rus deri në vjeshtën e vitit 2027, ndërsa priten më shumë përditësime në një konferencë për shtyp të NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në orën 15:30 sipas kohës lokale .
Fraksion.com

