Takimet e Salianjit, Berisha: Aktivitetet jashtë forumeve s’kanë ndikim në PD. Foltorja e 2021 ishte brenda strukturave..
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp nga selia foli në lidhje me takimet që ish-deputeti Ervin Salianji po mban me më të votuarit në PD që nuk arritën të merrnin një mandat deputeti, si dhe me qytetarë të Durrësit, mbledhje që do të zhvillohet sot.
Berisha u shpreh se aktivitetet jashtë forumeve të PD, janë private.
“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD, është strikt privat pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. PD është parti me Statut, institucione dhe forume”, tha ai.
Sali Berisha: E bëra brenda strukturave, pasi kreu i strukturave kishte tradhtuar kauzën e mbarë demokratëve, e bëra për të shpëtuar PD nga kontrolli mafioz i Ramës dhe sorosianëve. Rama i kishte hapur dy procese Bashës.

