“Pas aferës së Llogarasë plas skandali me bursat e studentëve”, Berisha: Në Bruksel Mogherini u arrestua, por në Tiranë…
Kreu u PD Sali Berisha ka dënoncuar skandalin Balluku, duke u ndalur edhe tek çështja e Mogherinit.
Berisha u shpreh: “Pas skandalit të vjedhjes së 50 milion eurove në tenderin e tunelit të Llogarasë, plas skandali i vjedhjes së miliona eurove të taksapaguese me kampusin e kolegjit Europian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini. E përbashkët e skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dy është protagonist kryesor Edi Rama. Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare. Kampusi i Kolegjit duke marrë për qëllim truallin e parashikuar për të vazhduar vjedhjen e parave kanë fryrë koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë…”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha theksoi se rroga mesatare në Shqipërisë është pesë herë më e ulët.

